Detaje të reja se si u realizua aksioni në Zubin Potok

Aktuale

Detaje të reja se si u realizua aksioni në Zubin Potok

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 17:29
Serbi i arrestuar

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion në Zubin Potok pas informacione inteligjente se disa persona posedojnë armë ilegale.

Si rezultat i aksionit, fillimisht, është identifikuar i dyshuari S.S., ku është bërë kontrollimi i shtëpisë të tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht një pushkë M-48 dhe një granat dore, të cilën e kanë sekuestruar njësia e deminimit.

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë, ku aty është gjetur një armë e shkurtër (revole) e tipit Zoraki me 4 fishek, si dhe janë konfiskuar disa dëshmi që lidhen me rastin.

Por, për të dyshuarin e dytë Elshani thotë se është në arrati.

“Nga incizimet është identifikuar edhe i dyshuari i tretë D.J., të njëjtit i është kontrolluar shtëpia mirëpo nuk është hasur diçka e dyshimtë, D.J. po ashtu nuk është hasur në shtëpi dhe eshte në arrati”, tha ai.

Ndërkohë, është njoftuar se në lidhje me këto veprime është njoftuar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat