Jashari flet për katër shqiptarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Aktuale

Jashari flet për katër shqiptarët që po mbahen në burgjet e Serbisë

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:31
Hilmi Jashari

Ish- avokati i popullit, Hilmi Jashari ka thënë se nuk ka qasje të strukturuar institucionale për katër personat të cilët janë të arrestuar nga autoritetet serbe, ngase sipas tij, nuk ka një mbikëqyrje për kushtet e trajtimit të tyre.

Jashari tha se Serbia ka potencial të fortë për të shfrytëzuar mekanizmat ndërkombëtar.

“Nuk ka një qasje të strukturuar institucionale për përkrahjen e shtetit juridike për këta persona që mund të arrestohen nga autoritetet serbe, për të ofruar gjithë ndihmën eventuale dhe juridike, për të pasur një mbikëqyrje të fortë të rrethanave dhe çështjeve dhe për kushtet e trajtimit të tyre. Meqenëse Serbia është nga 2004 anëtare e Këshillit të Evropës, unë mendoj që ka potencial të fortë për të shfrytëzuar këto mekanizma ndërkombëtar”, deklaroi Jashari.

Derisa ai shtoi se për arrestimin e këtyre personave, nuk ka pasur një strukturë të organizuar nga Institucionet e Kosovës, edhe pse siç e ceku ai, Kosova ka avokatin e shtetit që është mekanizëm nga Ministria e Drejtësisë.

Ndryshe, ai tha se Kosova duhet të ketë informacione të mjaftueshme për të siguruar që qytetarët shtetas të kenë një qasje të organizuar strukturore në kuadër të drejtësisë.

“Mirëpo për rastet e arrestimeve nuk ka pasur një strukturë një qasje të organizuar strukturore nga ana e institucioneve publike të Kosovës, edhe me këto struktura që aktualisht kemi mendojmë mund të bëhet punë p.sh kemi avokatin e shtetit është mekanizëm në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë. E para është që Kosova dhe Institucionet e Kosovës duhet të kenë informacionin e plotë të kenë njohuri të mjaftueshme dhe të kenë kanalet e komunikimit drejtpërdrejt për të siguruar që këta qytetarë shtetas tanë kanë një qasje në kuadër të drejtësisë, dhe eventualisht të drejtat dhe ligjet e tyre nuk janë duke u shkelur nga autoritetet serbe”, shtoi Jashari.

Ndryshe, katër shqiptarë të Kosovës, vazhdojnë të mbahen në burgjet e Serbisë nën akuzat për krime lufte kryesisht në fundin e viteve të ’90-ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat