“Në duar më vdiq Adnani, 21 vjeç”, ish-Komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së flet për luftën

Aktuale

“Në duar më vdiq Adnani, 21 vjeç”, ish-Komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së flet për luftën

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 18:50
Bekim Shyti

Ish-Komandanti i Njësisë Speciale të UÇK-së, Bekim Shyti ka thënë se UÇK-ja duhet të lartësohet dhe se sipas tij kush e fyen nuk është shqiptar.

Teksa foli për luftën, Shyti përmendi edhe vdekjen e 21 vjecarit në duart e tij.

“Adnani ka qenë 21 vjec kur ka ndërru jetë ne duar të mija, dhe kur i kujtojë ato momente janë pak të vështira, mundohemi me u përmbajt por është njerëzore…”

Shyti thotë se dëshmorët që kanë dhënë jetën, janë shembull se sa duhet të bëjmë vendin.

“Familja Jashari, familja Haradinaj, Lladrovci, familja Pajazitaj e shumë familje te tjera që mos të hymë në hak janë shembulli më i mirë se sa duhet të bëjmë për vendin tonë, dhe të kemi kujdes se sa here që e fyejmë UÇK-në, i fyejmë qato familje”,  u shpreh ai në video-podcastin e Periskopit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat