Ariana Musliu-Shoshi, deputete nga PDK-ja thotë se nuk ka indikacione që do të merret ndonjë vendim pozitiv së shpejti lidhur me heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
“Që të largohen masat e BE-së ndaj Kosovës duhet konsensus i plotë, që do të thotë, duhet të votojnë edhe vendet jo-njohëse ndaj Republikës së Kosovës. Në fazën në të cilën jemi, bashkëpunimin që e kemi si shtet me aleatët, prononcimet e tyre publike nuk ka indikcione që do të merret ndonjë vendim pozitiv së shpejti”, tha ajo.
Musliu thotë se janë gjithashtu kushtet e cekura në drejtim të Kosovës që Qeveria duhet t’i plotësoj për të arritur deri tek heqja e masave.
“Po ashtu janë kushtet e caktuara nga BE-ja drejt qeverisë së Kosovës që duhet qeveria të i ploësojë në mënyrë që masat të largohen. Kushtet janë direkt të lidhura me situatën në veri të Mitrovicë”, tha Musliu.