​Zgjerimi i investimeve në Kosovë, Kurti takon bizneset austriake

Aktuale

​Zgjerimi i investimeve në Kosovë, Kurti takon bizneset austriake

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 21:29
Pamje nga takimi

Si partnere e rëndësishme në zhvillimin ekonomik të Kosovës, shteti i Austrisë po vazhdon të ketë një rol të rëndësishëm në prosperitetin dhe avancimit demokratik të vendit tonë.

Kështu u tha gjatë një takimi që kryeministri Albin Kurti kishte sot me Odën Ekonomike Austriake dhe përfaqësues të bizneseve austriake.

Kurti ka vlerësuar të rëndësishëm bashkëpunimin midis Kosovës dhe Austrisë, duke shprehur gatishmërinë për të shikuar mënyrat se si mund të bëhet më mirë në marrëdhëniet reciproke.

Ai ka falënderuar tetë bizneset austriake të pranishme në takim, por edhe përmes investimeve të tyre, pjesë e gjithsej 130 kompanive austriake të cilat veprojnë në Kosovë.

Kurti ka shprehur gatishmërinë për të dëgjuar mbi përvojat dhe idetë e bizneseve austriake në zhvillimin ekonomik, si dhe mundësitë për të zgjeruar investimet austriake në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat