Ish luftëtari i UÇK-së, Gani Geci ka treguar detaje gjatë qëndrimit të rij në burg.
Ai gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë ka hapur letrat për të treguar se edhe 3 muaj burg i kanë mbetur.
“Kam shkuar në burgun e Smrekonicën dhe i kam mbajtur të gjitha ato ditë që kam pasur t’i mbajë, jam liruar me kushtë por më kanë mbetur edhe 3 muaj e 7 ditë, dhe përshkak të sjelljes së mirë që kam pasur mu kanë liruar me kushtë më herët 3 muaj dhe 23 ditë”, tha ai.
Geci shton se gjatë qëndrimit në burg është shoqëruar me të gjithë dhe ka mbajtur shoqëri edhe me gardianët.