Avokati Gazmend Halilaj ka publikuar një foto të luftës në Kosovë të vitit 1999.
Halilaj i cili ishte pjesëtar i UÇK-së, në fotografinë e publikuar thotë se e kishte dorën e plagosur, e syrin e shterur, teksa tergon se babain e tij, ia kishin djegur për së gjalli çetnikët serbë.
Në anën tjetër, ai ka ‘goditur’ Shtabin e Rognerit, për të cilët thotë se bënin lista për vrasje dhe etiketim.
Reagimi i plotë:
Miq të dashur: Ky ishte qershori - 1999 për mua dhe ata që ishin me mua.
Babain ma kishin kallë për së gjalli çetnikët,
Unë, dorën e plagosur, syri i majtë gati i shterur, për ushim / ilaçe, as që u bënte fjalë.
Shtabi famëkeq “Rogner” i udhëhequr nga matrapazët, me sukses merrej me përpilimin e Listave për vrasjen dhe etiketimin e cilit do që do tu dalë para, e njëkohësisht bënte edhe ndarjen e djerëses së bashkëatdhetarëve dhe asaj që kishte shpëtuar nga lufa.