Ambasadori dhe diplomati italian Antonello De Riu ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet që t’i zgjidhin problemet përmes dialogut.
Tutje, ai tha se pas kësaj duhet që ta shohin se çfarë thotë Gjykata Kushtetuese a ka rreziqe për vendin nëse dorëzohet ky draft.
“Për ne dialogu mbetet thelbësor për të arritur në një normalizim dhe kjo mund të bëhet vetëm brenda kornizës së Bashkimit Evropian. Kosova dhe Serbia aspirojnë që të bëhen pjesë e BE-së dhe për këtë është e nevojshme që t’i zgjidhin problemet në mes tyre. Sot për sot ekziston vetëm një dokument që është ai i laboruar nga ekspertë evropian dhe i dorëzuar në duart e të dyja palëve, si presidentit Vuçiq ashtu edhe kryeministrit, Kurti në tetor të viti të kaluar. Nuk ka drafte të tjera në qarkullim…ajo që ne kërkojmë me meqenëse ka kaluar shumë kohë dhe dialogu nuk e regjistron asnjë progres, pra është e rëndësishme që të shkojmë përpara më këtë draft atëherë të shohim ta thotë Gjykata Kushtetuese a ka rreziqe për vendin nëse dorëzohet ky draft”, ka thënë ai.
E për këtë ka reaguar profesori Enver Bytyçi, transmeton “Bota sot”.
Ai në një shkrim në Facebook tha se me këtë deklaratë, ambasadori italuan e mori rolin e ambasadorit francez.
“Ambasadori italian në Prishtinë sot sërishmi kërkon që drafti i asosacionit për Komunat me Shumicë Serbe të dërgohet në kushtetuese! Ka marrë kështu rolin e ambasadorit francez ai!”
Krahas kësaj, Bytyçi hodhi disa dyshime se si ato vende europiane që krijojnë lidhje të ngushta me Edi Ramën, (Italia dhe Franca), pikërisht këto vende bëhen në krah të Serbisë.
Profesori përmendi disa kërkesa ‘radikale pro-serbe’ të Italisë, pas nënshkrimit Rama-Meloni.
“Por mua më bën përshtypje se si është e mundur që ato vende europiane që krijojnë lidhje të ngushta me Edi Ramën, (Italia dhe Franca), pikërisht këto vende bëhen në krah të Serbisë! Nuk është një opinion. Italia ka nis kërkesat radikale pro-serbe për atë çfarë duhet të bëjë Kosova, pikërisht pas nënshkrimit të marrëveshjes Rama-Meloni për refugjatët në Shëngjin dhe në Gjadër. Rama thotë se nuk i ka kërkuar asgjë Melonit në këmbim, por mesa duket i paska kërkuar që të ndryshojnë qëndrim ndaj Kosovës, gjithnjë në ndihmë të Aleksandër Vuçiq!”, shkroi ndër të tjera Enver Bytyçi, përcjell “Bota sot”.