Nënoficeri i FSK-së ndërron jetë në krye të detyrës, Haradinaj ngushëllon familjen e tij

Aktuale

Nënoficeri i FSK-së ndërron jetë në krye të detyrës, Haradinaj ngushëllon familjen e tij

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 23:26
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Beqiri dhe bashkëluftëtarëve pas ndarjes nga jeta të eprorit të FSK-së, Muhamet Beqiri.

Haradinaj ka thënë se Muhamet Beqiri ishte luftëtar i UÇK-së. 

“Muhamet Beqiri, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nënoficer i FSK-së, paska ndërruar jetë në krye të detyrës. 

Ndajmë dhembjen me familjen, bashkëluftëtarët, kolegët e miqtë”, është shprehur Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat