Osmani flet turqisht me Fidan, e pyet për Erdoganin, ia kujton që Spanja s’e njeh Kosovën: Do bëjmë diçka…

Aktuale

Osmani flet turqisht me Fidan, e pyet për Erdoganin, ia kujton që Spanja s’e njeh Kosovën: Do bëjmë diçka…

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 23:34
Hakan Fidan dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar një komunikim në gjuhën turke me kryediplomatin turk, Hakan Fidan.

Kjo bisedë ku Osmani i kërkoi Fidan që të ‘bëjnë diçka’ në lidhje me Kosovën dhe Spanjën është zhvilluar në kuadër të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

Ky samit po zhvillohet në Shkup.

Osmani fillimisht e pyet Fidan se ku është presidenti turk, Erdogan, dhe kur e kupton se ai gjendet në Spanjë, i thotë që të ‘bëjë diçka’ për mardhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Spanjës.

Më poshtë mund ta dëgjoni komunikimin mes tyre:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat