“Prenë biletat e burgut për në Hagë”, publicisti ‘shpërthen’ ndaj këtyre personave: E shpallën ‘tradhtar’ Rugovën dhe tentuan ta vrasin!

Aktuale

“Prenë biletat e burgut për në Hagë”, publicisti ‘shpërthen’ ndaj këtyre personave: E shpallën ‘tradhtar’ Rugovën dhe tentuan ta vrasin!

Nga: A.M. Më: 13 qershor 2024 Në ora: 23:43
Ibrahim Rugova

Publicisti Rexhep Shahu ka bërë një shkrim në rrjetin e tij social Facebook në lidhje me verpimtarinë dhe rolin kyç të presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Shahu ishte i ashpër me kritika ndaj atyre që po tentuan e po tentojnë ende ta njollosin figurën e lartësuar të presidentit Rugova.

Ai në shkrimin e tij përmendi edhe ata që tentuan ta vrasinë e t’ia hedhin në erë e ata që e quanin tradhtarë e tani mbajnë burgë në Hagë.

“Disa nga ata vrasës që të hodhën makinën në erë me të vra e të mbrojti makina, janë në burg, disa fshihen edhe prej vetës së tyre. Disa nga ata që të shpallën tradhtar i mbajnë në burg se mos vrasin veten. Jakup Krasniqi në konferencë shtypi në Rogner në Tiranë të shpalli tradhtar. Edhe Rexhep Mejdani të shpalli tradhtar. Po, ti ishe tradhtar, por i rusëve e i serbëve dhe po bashkërëndoje cclirimin e Kosovës me amerikanët që sollën lirinë e Kosovës. Liliputët e mjerë po ju thoshin amerikanëve se ti je tradhtar. Kështu vranë vetën dhe prenë biletat e burgut për në Hagë”, shkroi ndër të tjera Shahu, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Disa nga ata vrasës që të hodhën makinën në erë me të vra e të mbrojti makina, janë në burg, disa fshihen edhe prej vetës së tyre. Disa nga ata që të shpallën tradhtar i mbajnë në burg se mos vrasin veten. Jakup Krasniqi në konferencë shtypi në Rogner në Tiranë të shpalli tradhtar. Edhe Rexhep Mejdani të shpalli tradhtar. Po, ti ishe tradhtar, por i rusëve e i serbëve dhe po bashkërëndoje cclirimin e Kosovës me amerikanët që sollën lirinë e Kosovës. Liliputët e mjerë po ju thoshin amerikanëve se ti je tradhtar. Kështu vranë vetën dhe prenë biletat e burgut për në Hagë.

Disa që po vuajnë më shumë nga frika se nuk janë në burg nuk po gjejnë vrimë miu ku të hyjne se i përndjek vetja e tyre. Disa Xhavit Halita aonimë me lule e xixa që nuk e dinë më se kujt i shërbejnë se u janë ngatërrue turoret, nga marazi të zvogëlojnë e duan të të bëjnë si vetën e tyre mi shkurresh e thonë se paske kërkuar azil politik. Ti ishe nën mbrojtjen e popullit që të donte si shenjt dhe të kancelarive më të mëdha të botës e nuk ishe mjeran udhësh.

Ti i ke patur të gjitha por frikacaku, hajni nuk e di fuqinë e trimit e të ndershmit. Ti kishe gjithë fuqitë e botës me vete, ishe gjigant e jo liliput shkurresh enveriste në Zvicër a Gjermani që vidhte fonde.

Ushtarët e lirisë ishin me ty, ata që luftonin me ta marrë pushtetin ty nuk ishin me ty, këta pseudonimsa, sulltana e pashallarë pinin kafe në Rogner, ose në paradhomën e zyrës së Paskal Milos a të Fatos Klosit e darkonin në Linze të Dajtit ndërkohë që gënjenin në media sikur janë në fronte të luftës.

Ti nuk ndal askënd me ndryshue zoti President. As Edi Ramën nuk e ndal me ndryshu, por nëse Rama do me ndryshue e do me të dashte le ta lejojë vendosjen e shtatores tënde në një shesh qëndror të Tiranës.

Ti nuk ke nevojë për askënd, në të gjithë të gjallët kemi nevojë për ty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat