Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për të shtënat me armë: Katër të dyshuar në kërkim, një grua u gërvisht nga plumbi rikoshet

Aktuale

Kryeprokurori i Prishtinës jep detaje për të shtënat me armë: Katër të dyshuar në kërkim, një grua u gërvisht nga plumbi rikoshet

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 23:51
Zejnullah Gashi

Kryeprokurori i Prishtinës, Zejnullah Gashi ka thënë se katër persona janë në kërkim për të shtënat me armë që tronditën lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, teksa një grua është gërvishtur nga plumbi rikoshet.

Kryeprokurori Gashi ka thënë se të dyshuarit janë persona të njohur për Policinë e Kosovës. Ai tha se ngjarja erdhi si shkak i një mosmarrëveshjeje një ditë më parë.

“Shkaku i një mosmarrëveshjeje që e kanë pasur një më parë, janë gjujtur mes vete nuk ka të lënduar përveç një gërvishtjeje të një kalimtareje aty. Personat e dyshuar janë të njohur për Policinë e Kosovës, janë recidivist.

I kemi të gjitha provat, kamerat, i kemi identifikuar dhe gjatë bastisjes në banesën e tyre kemi gjetur dëshmi shumë të rëndësishme, disa maska. Katër persona janë në kërkim. “, tha Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat