Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti profesorët Susan Morgan dhe Andy Hamilton nga Ulster University.
Kurti i njoftoi për veprimet dhe nismat e qeverisë për avancimin e arsimimit në mesin e komuniteteve joshumicë, duke veçuar këtu bursat për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, dhe financimin e kolegjit IBCM në Mitrovicë si kolegji i parë publik në Kosovë – 27% të studentëve të të cilit janë nga komunitetet joshumicë.
“Një ekip ekspertësh nga Irlanda Veriore së fundmi ishin në Kosovë, përkatësisht në Komunën e Kamenicës ku realizuan një seminar pune me komunitetet shkollore të kësaj komune për të hulumtuar potencialin e bashkëpunimit të sistemeve të ndara arsimore”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrit.
Gjatë takimit u diskutuan dhe trajtuan mundësi të ndryshme për bashkëpunim.