Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Gjesti i Edi Ramës në konferencën për Rugovën, thikë me shumë teha

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Gjesti i Edi Ramës në konferencën për Rugovën, thikë me shumë teha

Nga: A.Zh Më: 14 qershor 2024 Në ora: 11:34
Edi Rama në këtë rast shpalosi kërkim faljen për gjithë atë që kishte propaganduar, duke sulmuar padrejtësisht Ibrahim Rugovën për vite e dekada.

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka komentuar konferencën për ish-presidentin Ibrahim Rugova, që u organizua nga LDK-ja.

Në një postim në Facebook, kjo familje ka thënë se konferenca në fjalë ishte për Lumir Abdixhikun dhe Edi Ramën dhe jo për Rugovën, përcjell Bota sot.

Sipas kësaj familjeje, kërkim falja e Ramës për sulmet e padrejta ndaj Rugovës, është “thikë me shumë teha”.

Reagimi i plotë i familjes Imeri:

Konferenca për Rugovën dukej më shumë se ishte konferencë për Lumir Abdixhikun dhe Edi Ramën, që asnjëri nuk kanë të bëjnë asgjë me Rugovën, përkundrazi.

Edi Rama në këtë rast shpalosi kërkim faljen për gjithë atë që kishte propaganduar, duke sulmuar padrejtësisht Ibrahim Rugovën për vite e dekada.

Por, qe ky 'gjest' i Edi Ramës është thikë me shumë teha që më shumë përçan dhe sundon se që ka ndonjë vlerë, ku unifikon shqiptarët e Kosovës.

Fatkeqësisht një herë e mori LDK-Isa Mustafa, e dërgoi te Hashim Thaçi dhe dihet si ka shkuar pastaj...

Shpërbeu gati të tërën, tash e mori Lumir Abdixhiku dhe po e dërgon te Edi Rama sa për ta tkurrur edhe më tutje.

Është e panatyrshme një parti që vetes i thotë e djathtë dhe ka një bashkëpunim aq të ngushtë me një të majtë, kështu LDK-ja i cenon marrëdhëniet edhe me partitë e djathta europerëndimore.

Teksa e djathta në Evropë është votuar në masë të madhe rruga e re e Lumir Abdixhikut po provon të shkojë kah e majta.

LDK-së i duhet një lidership i ri djathtë nëse dëshiron të ecë me kohën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat