“Porta e Berlinit dhe ura e Mitrovicës”, veprimtari nga Amerika me kritika ndaj QUINT-it: Kur Vuçiqi solli huliganët nga…!

Aktuale

“Porta e Berlinit dhe ura e Mitrovicës”, veprimtari nga Amerika me kritika ndaj QUINT-it: Kur Vuçiqi solli huliganët nga…!

Nga: A.M. Më: 14 qershor 2024 Në ora: 15:51
Foto ilustrim

Veprimtari shqiptar nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka reaguar në lidhje me vendimin për hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë.

Ai komentoi kritikat e shtumta që po i bëhen Qeverisë së Kosovës nga ndërkombëtarët, respektivisht shtetet e QUINT-it.

Bekteshi përmendi edhe Reganin dhe politikën e tij për rrëzimin e murit të Berlinit, derisa krahasoi me rastin e hapjes së urës në Mitrovicë.

Krahas kësaj, veprimtari tha se QUINT-i na ndihmoi e na njohu, por tash në kohën e paqes e lirisë po eksperimtenton me ne.

Ai radhiti disa kritika për shtetet e QUINT-it, derisa nënvizoi rolin e rëndësishëm të Amerikës.

“Pse ky sentiment i lig, ky antireganizëm në Kosovë nga QUINT-i kur bëhet flalë për hapje urash, lëvizje të lirë, tani, pas 25 vitesh. Ata që na stërvitën si t’i krijojmë, zhvillojmë dhe udheheqim instucionet tona demokratike, dhe pastaj kur duhet të funksionojnë ato në mënyrë demokratike, ata na frenojnë për arsye më banale se gjoja s’paska ardhur koha, se provokohet Serbia e paradokse pa fund, dhe ura vazhdon të mbetet e mbyllur, njerëzit të izoluar, që s’u mundësohet të komunikojnë dhe të këmbejnë mallëra, të shkurtojnë rrugët në mes dy etnive brenda një shteti”.

“QUINT-i që shpeshhërë punon me dy standarde, përkrah të fortin dhe shkel të dobëtin. Kur Vuçiqi solli huliganët nga Serbia të sulmojnë KFOR-in, me sanksione u penalizua Kosova për t’ia bërë qefin Vuçiqit. Dhe QUINT-i vazhdon të hesht për agresorët që kryen sulmin paraushtarak në Banjskë edhe pas nëntë muajsh. Kuinti që di t’i vë kushte vetëm Kosovës por jo dhe Serbisë. QUINT-i që të jep bukë, që të lëmon kur e dëgjon, por kur të rreh s’të lë të qash, QUNIT-i që e do status-quo-në dhe nuk mëson nga pësimet e këto më së miri i shfrytëzon Rusia e Serbia”, shkroi ndër të tjera Ramazan Bekteshi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Shkrimi i plotë

Porta e Berlinit dhe ura e Mitrovicës    

Ishte 12 qershori i 1987-ës kur Presidenti Regan me fjalimin e tij historik e epik në Berlin shqeu perden e hekurtë, tronditi diktatorët, dhe njëkohësisht ngjalli shpresën e popujve të shtypur nga diktatura e gjatë, e egër, e pergjaktë.

Shumë politikanë gjerman e amerikan ishin skeptik me politikën e Reganit dhe mundësitë e rrëzimit të murit e lëre më shembjes së komunizmit. Atëbotë, shumë politikanë gjerma kishin frikë se fjalimi i Reganit do ta provokonte BRSS-në. Regani që është dhe sinonim i rrëzimit të komunizmit, në Berlin para gjithë botës tha fjalët më të rëndësishme që s’ishin dëgjuar ndonjëherë:

 ...”Sekretar i Përgjithshëm Gorbachev, nëse kërkon paqe, nëse kërkon prosperitet për Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse kërkon liberalizim, eja këtu te kjo portë. Zoti Gorbaçov, hape këtë portë! Zoti Gorbaçov, hidhe për toke këtë mur!

Si tha Regani ashtu dhe u bë dhe tjetra mbetet pjesë e historisë.

Derisa, Ura e Mitrovicës ende pas 25 vitesh mbetet e mbyllur, dhe QUINT-i jo vetëm që hesht por është pengesë.

QUINT-i, që na njohu, por që gjatë paqes eksperimentoi me ne, herë na ndihmon, herë na disciplinon, e herë na frikëson, mu ashtu si eksperimentoi pushtuesi, por ai zjodhi dhunën derisa QUINT-i presionin psikologjik kolektiv. QUNIT-i/pesëshja është një grup vendimmarrës joformal i përbërë nga Shtetet e Bashkuara dhe Katërshja e Madhe e Evropës Perëndimore (Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar).

Pse ky sentiment i lig, ky antireganizëm në Kosovë nga QUINT-i kur bëhet flalë për hapje urash, lëvizje të lirë, tani, pas 25 vitesh. Ata që na stërvitën si t’i krijojmë, zhvillojmë dhe udheheqim instucionet tona demokratike, dhe pastaj kur duhet të funksionojnë ato në mënyrë demokratike, ata na frenojnë për arsye më banale se gjoja s’paska ardhur koha, se provokohet Serbia e paradokse pa fund, dhe ura vazhdon të mbetet e mbyllur, njerëzit të izoluar, që s’u mundësohet të komunikojnë dhe të këmbejnë mallëra, të shkurtojnë rrugët në mes dy etnive brenda një shteti.

QUINT-i që thotë se është shkelje e marreveshjes kur Serbia tenton të lobojë e të frenoj që Kosova mos të aderoj në organizata ndërkombëtare, por, po ky QUINT shkel principet demokratike që na i mësoi, kur frenoi Kosovën të bëhet anëtare në Këshillin e Evropës.

QUINT-i i fuqishëm që na jep financa e që janë vitale për shtetin dhe që jemi mirenjohës, QUINT-i që i frenon ato sa herë që je i padëgjueshëm dhe tenton të mbrosh sovranitetin me çdo kusht, Kuinti që është selektiv për marreveshjet, QUINT, që kushte i vë vetëm Kosovës, më të dobëtit, por jo më të fortit, agresorit, edhe pse agresori vazhdon të përkrah agresorin tjetër që kërcënon botën e rajonin.

QUNIT që shpeshherë vepron si era, sot t’i perkrah vendimet, nesër t’i kundërshton, si që ndodhi me zgjedhjet në veri. QUNIT që të thotë se është legjitim vendimi i Bankës Qëndrore të Kosovës, por gjithashtu të thotë që s’duhet zbatuar edhe kur shpërlahen para, edhe kur parat përdoren për të blerë armë, kultivuar substanca të ndaluara, edhe me keto mjete kur tentohen të kryhet agresion paraushtarak ndaj një vendi sovran që vetë e ruajnë.

QUINT-i që shpeshhërë punon me dy standarde, përkrah të fortin dhe shkel të dobëtin. Kur Vuçiqi solli huliganët nga Serbia të sulmojnë KFOR-in, me sanksione u penalizua Kosova për t’ia bërë qefin Vuçiqit. Dhe QUINT-i vazhdon të hesht për agresorët që kryen sulmin paraushtarak në Banjskë edhe pas nëntë muajsh. Kuinti që di t’i vë kushte vetëm Kosovës por jo dhe Serbisë. QUINT-i që të jep bukë, që të lëmon kur e dëgjon, por kur të rreh s’të lë të qash, QUNIT-i që e do status-quo-në dhe nuk mëson nga pësimet e këto më së miri i shfrytëzon Rusia e Serbia.

Kur kujtuam 12 qershorin e 1987-ës, kur presidenti Regan me fjalimin e tij, hapi porta, rrëzoi mure e diktatura, 12 qershori i sivjetshëm, që koincidon me këtë datë të madhe e që është edhe çlirimi i Kosovës, nuk na solli befasi të këndshme. QUINT-i na zhgënjeu sepse as pas 25 vitesh s’e hapi urën mbi Ibër që njerezit e dy etnive të lëvizin lirshëm, të komunikojnë, e të tregtojnë, por Kuinti vazhdon të kujdest që mos ta “provokoj” Vuçiqin.

Kosova është falenderuese ndaj QUINT-it, por Kosova nuk duhet të ndihet borxhli ndaj QUINT-it sepse Kosova është pjesë e familjes evropjane në oborr të Evropës dhe Evropa ka borxh ndaj familjes së saj që duhet t’i trajtoj të gjithë si të barabartë.

Amerika e shpëtoi Francën dhe Evropën gjatë Luftës së II botërore, Amerika shëmbi komunizmin dhe bashkoi Gjermanitë edhe pse nga një kontinent tjetër, Amerika vazhdon të jetë përkrahësja kryesore e Kosovës. Ka ardhur koha që fryma reganiane të mbisundojë në Kosovë edhe mbi urën e mbyllur të Mitrovicës. Do të doja që Ambasadori Hovenier të bëhet një Regan i ri, që të hap urën që është vonuar pa arsye të vërtetë, dhe tu bashkohet miqve historik të pavarësisë së Kosovës, që janë shumë e që u jemi mirënjohës. Historia bëhet me shumë hapa të vegjël, por, ndonjëherë edhe me një të vetëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat