Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndjekur ndeshjen e djeshme ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë me ambasadorët e huaj në Kosovë.
Ai ka publikuar një foto në rrjetin social Facebook, ku shihet me ambasadorin amerikan, britanik e atë gjerman.
“Kampionati Evropian, në shoqëri të mirë. Loja hapëse, së bashku me ambasadorin amerikan, britanik e gjerman”, ka shkruar Abdixhiku.
Me këtë fotografi të të parit të LDK-së, ka ironizuar analisti politik Bleron Baraliu, përcjell Bota sot.
“More lirisht edhe Makronin, Shollcin e Bajdenin bjeri e qitjuju petlla e pekmez se prapë 13 se 13% ki me shllajfitë”, ka shkruar Baraliu në një postim në Facebook.
Ndryshe, ndeshja e mbrëmshme përfundoi me rezultat 5 me 1, në favor të gjermanëve./Botasot