Njohësi dhe analisti i zhvillimeve politike që jeton në SHBA, Binak Maxharraj, ka kritikuar ashpër kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, për ftesën bërë kryeministrit shqiptar Edi Rama, në konferencën që u mbajt për ish-presidentin Ibrahim Rugova.
Maxharraj ka kujtuar se Rama ishte dhe do të mbetet anti-rugovist, pasi ai e injoronte dhe nënçmonte vazhdimisht Rugovën për së gjalli, përcjell Bota sot.
Në reagimin e tij në Facebook, analisti ka kritikuar Ramën edhe për raportet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka dhënë disa arsye se pse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk e priti homologun e tij nga Tirana, gjatë kohës sa ky i fundit vizitoi Kosovën.
Reagimi i plotë, i publikuar në Facebook:
Pse Kurti nuk e priti Ramën: Kjo foto tregon më shumë se 1000 fjalë?!
Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama, bëri një vizitë në Kosovë. Edi Rama nuk kishte ftesë nga krerët shtetërorë, as nga presidentja Osmani e as nga kryeministri Kurti.
Zyrtarisht ftesën ia kshte dërguar kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, si pjesëmarrës në Konferencën “Ibrahim Rugova dhe Perëndimi”, pra jashtë institucoineve shtetërore. Rama siç thuhet ishte kumbara i kësaj konference. Po pse bash Rama të “luajë vallën kryesore në këtë konferencë” kur dihet ashiqare se ky njeri ishte, është dhe do mbetet si një antirugovist, i cili e injoronte e nënçmonte vazhdimisht Rugovën për së gjalli, me fjalë të tjera nuk donte të shihte me sy Rugovën, anipse për kah karateri, mençuria, dija dhe urrejtja Rama nuk i bie Rugovës as deri te thembra e këmbës, por për shkak të karakterit dhe bindjes antikombëtare dhe rolit të tradhtarit, që Rama po e luan me fashistët dhe çetnikët e Serbisë, të cilët me shekuj vranë e prenë dhe dëbuan shqiptarë nga vatrat e tyre, duke i injoruar vëllezërit në Kosovë, duke i dalë zot Serbisë në dëm të Kosovës.
Për të gjitha këto dhe shumë të tjera që s’u thanë këtu, kryetari i LDK-së e pa të arsyeshme të bëjë “kumar në këtë konferencë” Edi Ramën, mikun më të madh të Serbisë dhe Vuçiqit. Sjellja e këtillë e Lumir Abdixhikut, është një sjellje arrogante, një poshtërsi duke e dëmtuar fort LDK dhe të ardhmen e saj, e cila do t’i revanshohet ashpër në zgjedhjet e radhës.
Nga ana tjetër, si ndodhi që Edi Ramën ta pret kryetarja e Kosovës Vjosa Osmani, kur nuk kishte ftesë nga ana e saj si presidente e vendit. Si është e mundshme qe presidentja të pranojë Edi Ramën pa ftesën e saj, sepse sipas portokollit askush nuk mund të pritet në Presidencë pa ftesë dhe portokoll.
Por Edi Ramën nuk pranoi të pret edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Shkaqet janë të shumta, të pa numëruara, por gjithsesi raporti i Ramës me Vuçiqin është njëra nga më kryesoret, kur Edi Rama në çdo vend dhe skutë ku të mberrin, i del zot Serbisë dhe Vuçiqit e aspak Kosovës. Përkundrazi, e dëmton atë. Një fakt taze është rasti kur Edi Rama disa orë pas Vuçiqit shkoi te presidenti i Francës Macron, që “ti merr parasysh kërkesën e Vuçiqit”, që do të thotë të pengohet pranimi i Kosovës në KiE, çfarë edhe ndodhi.
Por, pati edhe ndërkamca tjera mes tyre. Një prej këtyre e tregon edhe kjo fotografi, e cila flet më shumë se 1000 fjalë. Këtë veprim idiotesk e bëri Edi Rama në praninë e Jemms O’Brienit, nënsekretarit të DASH-it, ishte i qëllimshëm që ta poshtëronte Albin Kurtin, i cili është njeri ndër kryeministrat më të suksesshëm të pas luftës në Kosovë. Në saje të Abin Kurtit, sot në veri lëvizet lirshëm, në “tokën e askujt” siç e quan Edi Rama, ku Kurti i ndoqi kriminelët dhe bandat kriminele të Vuçiqit në krye me Radojçiqin “non grata”, i kërkuar edhe nga SHBA.
Nga ana tjetër, për ta parë fytyrën e një idioti, të një rrugaqi, duket në këtë fotografi tjetër, ku Edi Rama shihet duke u përqafuar me fashistët, çetnikët, vrasësit e shqiptarëve nder shekuj. Kjo nuk po e pengon Edi Ramën, i cili është futë thellë, shumë thellë në kthetrat e përgjakura të çetnikëve serbë të Vuçiqit dhe Dodikut.
Kjo është fytyra e vërtetë e të pafytyrit dhe tradhtarit Edi Rama, miku i ngushtë, jo vetëm i Vuçiqit, por edhe i Lumir Abdixhikut.
