​Haradinaj: Të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifiva dhe solidariteti

Aktuale

​Haradinaj: Të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifiva dhe solidariteti

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 09:17
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka qenë i pari që ka vizatuar Bashkësinë Islame të Kosovës, prej ku uroi festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve mysliman, duke thënë se të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica dhe solidariteti i ndërsjellët.

Ai tha se në këtë festë duhet gëzuar së bashku por edhe duhet t’i gjendemi njëri-tjetrit.

Haradinaj: Të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica dhe solidariteti

“Uroj myftiun Tërnava, të gjithë besimtarët islam të Kosovës, shqiptarët kudo që janë për festën e Kurban Bajramit, ta gëzojmë bashkë, t’i gjendemi njëri-tjetrit dhe të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica dhe solidariteti i ndërsjellët”, tha ai.

Gjatë bisedës së Haradinajn me Tërnavën, ky i fundit njoftoi se Bashkësia Islame e Kosovës për këtë Bajram ka ndihmuar mbi 4 mijë familje që kanë nevojë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat