Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, bashkë edhe me disa deputetë e kanë vizituar sot Bashkësinë Islame të Kosovës.
Kjo vizitë u bë me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Bogujevci uroi besimtarët myslimanë në Kosovë.
Ajo tha se kjo ditë është e mbushur me gëzim e mirësi.
“Dhe një rikujtim i rëndësisë për kujdesin ndaj njëri-tjetrit, e sidomos ndaj atyre që kanë shumë më pak se ne dhe ju nevojitet ndihma jonë”, tha ajo në urimin e saj.