​Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen, të ballafaqohen me veten”

Aktuale

​Martesat e gjinisë së njëjtë: “Ata që s’pajtohen, të ballafaqohen me veten”

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 11:52
Kuvendi i Kosovës ka provuar ta kalojë pa sukses Kodin Civil pasi ishte proceduar për herë të parë në vitin 2022

Miratimi i Kodit Civil, pjesë e të cilit është edhe martesa mes gjinisë së njëjtë, mbetet temë e nxehtë debati me të cilin vendi vazhdon të përballet tash e dy vjet.

Kuvendi i Kosovës ka provuar ta kalojë pa sukses Kodin Civil pasi ishte proceduar për herë të parë në vitin 2022. Kësaj nuk i kanë ndihmuar as premtimet dhe përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti për të siguruar votat e shumicës.

Kundër projektligjit që parasheh martesat mes gjinisë së njëjtë janë shprehur deputetë të partisë së Albin Kurtit në pushtet, por edhe të partive në opozitë, me arsyetimin se ai si i tillë e cenon familjen.

Kundërshtimet ndaj Kodit Civil drejtuesi i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) Arbër Nuhiu i sheh si të gabuara, pasi shteti garanton të gjitha të drejtat civile që iu takojnë qytetarëve.

Nuhiu: Njerëzit duhet të ballafaqohen me vetveten

“Ne si organizatë na vjen keq që nuk po aprovohet. Praktikisht Kodi Civil rregullon pothuajse të gjitha të drejtat civile të qytetarëve të Kosovës. Është mëkat që për një të drejtë të garantuar me Kushtetutë të mos rregullohen të gjitha të drejtat tjera... Kemi deputetë, të cilët akoma nuk e kanë kuptuar sistemin dhe vlerat e shtetit të Kosovës, sepse Kosova i ka disa vlera të cilat janë të përkufizuara në Kushtetutën e Kosovës, dhe mendoj se akoma nuk është vetëdija e mjaftueshme e deputetëve tanë të kuptojnë se çka nënkupton ndërtimi i shtetit i së drejtës dhe shtetit ligjor... Diskriminohen shumë, vetëm në të dhënat tona që i kemi, janë mjaftueshëm të tmerrshme, por ka me siguri edhe shumë të tjerë, të cilët nuk raportojnë prej frikës se mos iu del emri publik. Përveç se ka diskriminim të vazhdueshëm, ka edhe dhunë, urrejtje, dhunë psikologjike dhe fizike... Njerëzit që nuk pajtohen me disa të drejta që shteti jonë i garanton, atëherë mendoj se ata duhet të ballafaqohen me vetveten”, ka thënë Nuhiu.

Miratim sa më të shpejtë të Kodit Civil po kërkon edhe drejtori i Qendrës për Barazi dhe Liri (CEL) Blert Morina. Ai thotë se Kushtetuta e Kosovës ka parimet e qarta, jo vetëm për personat e komunitetit LGBTIQ+, dhe nëse ligjet ekzistuese nuk mjaftojnë, atëherë institucionet obligohen të nxjerrin ligje shtesë.

Morina: Personat LGBTIQ+ nuk kanë strehim në Kosovë

“Kodi Civil duhet të votohet, madje shumë shpejt, sepse çdo mos votim i Kodit Civil është shkelje e të drejtave të njeriut. Pse duhet të votohet? Për shkak se Kushtetuta jonë ka parimet shumë të qarta jo vetëm për personat LGBTIQ+, por të gjitha komunitetet, e cila thotë se nëse ligjet ekzistuese nuk mjaftojnë, institucionet obligohen të nxirren ligje shtesë për mbrojtje të mëtutjeshme të këtyre grupeve... 00:34 Çdo vonesë është edhe dështim jo vetëm i Kodit Civil, por edhe Ligjit për gjendjen civile, shëndetin mendor, IVF-in. Çdo vonesë është shkelje e të drejtave të njeriut dhe rrjedhimisht është dështim...01:00 Personat LGBTIQ+, në baza ditore ballafaqohen me shtypje, diskriminim të shumëfishtë duke filluar të mospasjes së një hapësire të sigurt sikurse është strehimi, personat LGBTIQ+ nuk kanë strehim në Kosovë”, ka thënë Morina.

Respektimi i të drejtave themelore të njeriut dhe ndryshimi në Kodin Civil po kërkohet edhe nga drejtoresha e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Mary Ann Hennessey.

Hennessey: Ndryshimet në Kodin Civil duhet të bëhen urgjentisht

“Është e rëndësishme, sepse Kosova është një vend që respekton të drejtat e njeriut, i cili synon të zbatojë standardin më të lartë të të drejtave të njeriut të përshkruar në Kornizën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe, të gjithë kanë të drejtën e jetës private, të gjithë kanë të drejtën e jetës së tyre familjare. Pra, të gjithë kanë të drejtë njëlloj të kenë atë marrëdhënie dhe atë familje të njohur me ligj dhe të mbrojtur me ligj. Unë do t'i bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit, pavarësisht përkatësisë politike, që të sigurojnë që kjo e drejtë themelore e njeriut të respektohet në Kosovë dhe të miratojnë ndryshimet në Kodin Civil sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Hennessey.

Përndryshe, po sjellim listat se si deputetët votuan kodin civil në mars të vitit 2022.

Kundër:

Labinotë Demi – Murtezi (LVV), Eman Rrahmani (LVV), Burim Karameta (LVV), Gramoz Agusholli (LVV), Visar Korenica (LVV), Driton Hyseni (LVV), Fitim Haziri (LVV), Drita Millaku (LVV), Fjolla Ujkani (LVV), Ekrem Mustafa (LVV), Alban Bajrami (LVV), Valon Ramadani (LVV), Milazim Salijaj (LVV), Nijazi Isaku (LVV), Besnik Tahiri (AAK), Time Kadrijaj (AAK), Pal Lekaj (AAK), Bekë Berisha (AAK), Albana Bytyçi (AAK), Mërgim Lushtaku (PDK).

Kundër kanë votuar edhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Abstenim:

Gazmend Gjyshinca (LVV), Hydajet Hyseni (LVV), Mirlinda Tishukaj – Sadiku (LVV), Driton Hyseni (LVV).

Kurse pro Projekt – Kodit Civil votuan:

Glauk Konjufca (LVV), Mimoza Kusari-Lila (LVV), Vasfije Krasniqi (LVV), Armend Muja (LVV), Fatmire Mulhaxha-Kollçaku (LVV), Avni Dehari (LVV), Artan Abrashi (LVV), Fitore Pacolli (LVV), Jahja Koka (LVV), Haki Abazi (LVV), Ardian Gola (LVV), Arbër Rexhaj (LVV), Dimal Basha (LVV), Mirsat Shkreta (LVV), Doarsa Kica-Xhelili (LVV), Besim Muzaqi (LVV), Arjeta Fejza (LVV), Jeta Statovci (LVV), Shqipe Selimi-Mehmeti (LVV), Gani Krasniqi (LVV), Tinka Kurti (LVV), Enver Haliti (LVV), Yllza Hoti (LVV), Agon Batusha (LVV), Salih Zyba (LVV), Venedis Lahu (LVV).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat