Kosova pret të ''çlirohet'' nga masat/ Ramabaja: Masat kanë qenë të rrepta, kanë dëmtuar edhe imazhin e BE-së

Aktuale

Kosova pret të ''çlirohet'' nga masat/ Ramabaja: Masat kanë qenë të rrepta, kanë dëmtuar edhe imazhin e BE-së

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 22:22
Sadri Ramabaja

Analisti, Sadri Ramabaja në një intervistë në Ora News u shpreh se masat e BE-së ndaj Kosovës kanë qenë të rrepta dhe se kanë dëmtuar edhe vetë imazhin e BE-së.

Ramabaja: Masat kanë qenë të rrepta.

Janë gjykuar si masa që kanë dëmtuar edhe imazhin e Bashkimit Evropian.

Këto masa nuk kishin kaluar në filtrate e BE-së.

Veprimet kanë qenë të shpejtuara.

Masat janë ndjerë në institucionet që kanë të bëjnë me shoqërinë civile dhe bursat e studentëve.

Kur ishin vendosur masat në qershor pritej edhe të pezulloheshin.

Me 24 shtator Kosova përjetoi një agresion ushtarak serb.

Këto masa flasin më shumë për dobësimin e BE-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat