​Provokimi, deputetja e AAK-së: UEFA ta dënojë Serbinë

Aktuale

​Provokimi, deputetja e AAK-së: UEFA ta dënojë Serbinë

Më: 16 qershor 2024 Në ora: 22:29
Time Kadrijaj

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas vendosjes së flamujve serbë me hartën e Kosovës në ndeshjen me Anglinë.

Ajo i ka bërë thirrje Ministrisë së Jashtme të Kosovës që të reagojë urgjentisht dhe të kërkojë nga UEFA, si organizatore e evropianit 2024, të dënojë Serbinë për akte destabilizuese e nacionaliste dhe të mos lejojë më skena të tilla.

“Serbia agresore, po e dëshmon çdo ditë që ka mbetur dhe vazhdon të ndjekë rrugën e shovinizmit dhe nacionalizmit të kriminelit Sllobodan Millosheviq.

Këtë e dëshmon edhe kjo paraqitje e tifozëve serb sonte në ndeshjen e futbollit mes Anglisë dhe Serbisë, të cilët të frymëzuar nga politika ekstreme nacionaliste, kanë vendosur flamuj me hartën e Kosovës të mbuluar me simbole shoviniste serbe”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat