“A ka ndonjë mendje idioti që beson se Edi Rama i shpall luftë Serbisë”

Aktuale

“A ka ndonjë mendje idioti që beson se Edi Rama i shpall luftë Serbisë”

Nga: A.M. Më: 17 qershor 2024 Në ora: 10:26
Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq

Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka komentuar situatën aktuale në Kosovë.

Ndër të tjera, Majko potencoi se janë dy rrethana pse Kosova është e sigurt, prezenca e NATO-s por citon edhe fjalët e tij të mëhershme kur ishte kryeministër i Shqipërisë “Nëse preket Kosova, do të preket edhe Shqipëria”.

 E ndaj kësaj deklarate të ish-kryeministrit shqiptar ka reaguar profesori Enver Bytyçi.

Ai në një shkrim në Facebook u shpreh shumë skeptik për këtë gjë, duke thënë se është e vështirë të besohet që Rama mund t’i shpallë luftë Serbisë.

“A ka ndonjë mendje idioti që beson se Edi Rama i shpall luftë Serbisë, nëse ajo cënon ta zemë veriun e Kosovës?! A nuk ndodhi akti terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, pra në veri të Kosovës, i organizuar nga shteti serb dhe kryeministri i Shqipërisë mbajti më shumë anën e Serbisë sesa të Kosovës kur tha se ai territor “nuk është i askujt”?! D.m.th se duhet negociuar përkatësia e këtij territori, se kujt i përket, Kosovës apo Serbisë, ndërkohë që edhe me kushtetutën jugosllave e serbe të vitit 1974 i përkiste dhe i përket Kosovës?!”, shkroi Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Pandeli Majko, duke folur për konfliktin Kosovë-Serbi, deklaroi se, “Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria”! Kjo do të thotë se, nëse Serbia cënon territorin e Kosovës, atëherë Shqipëria konsideron se në këtë rast cënohet edhe territori i saj dhe për këtë shkak vendi ynë do t’i shpallë luftë Serbisë! Pra se Shqipëria do të përfshihet në një luftë të përbashkët me Kosovën kundër Serbisë!

A ka ndonjë mendje idioti që beson se Edi Rama i shpall luftë Serbisë, nëse ajo cënon ta zemë veriun e Kosovës?! A nuk ndodhi akti terrorist i 24 shtatorit 2023 në Banjskë, pra në veri të Kosovës, i organizuar nga shteti serb dhe kryeministri i Shqipërisë mbajti më shumë anën e Serbisë sesa të Kosovës kur tha se ai territor “nuk është i askujt”?! D.m.th se duhet negociuar përkatësia e këtij territori, se kujt i përket, Kosovës apo Serbisë, ndërkohë që edhe me kushtetutën jugosllave e serbe të vitit 1974 i përkiste dhe i përket Kosovës?!

Majko, ose është naiv, ose bën rolin e vet në lojën Rama-Vuçiq!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat