Haxhiu për premtimet e VV-së për shëndetësi: Dështim total në shëndetësi, Kurti as ‘qenin topall’ nga QKUK-ja nuk e largoi

Aktuale

Haxhiu për premtimet e VV-së për shëndetësi: Dështim total në shëndetësi, Kurti as ‘qenin topall’ nga QKUK-ja nuk e largoi

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 11:40
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka komentuar premtimet e dhëna nga Vetëvendosje sa i pëket shëndetësisë dhe mos realizimin e tyre as për tri vite e gjysmë qeverisje.

Ai thotë se në katër vite legjislative, çdo here Ligji për Sigurim Shëndetësor është futur në agjendë, por asnjëherë nuk është sjellur në Kuvend e nuk është miratuar në Qeveri.

‘’Në katër vite legjislative, çdo herë ligjin për sigurim shëndetësor e ka shti në agjendë e kurrë nuk e kanë sjellë në Kuvend e as në Qeveri nuk i ka miratu’’, thotë ai.

Haxhiu thotë se as rritja e numrit të qendrave për autizëm dhe Sindromën Down nuk ka ndodhur.

 ‘’Asgjë nuk kanë bërë, as për personat me autizëm, as për qendrat, as nuk kanë bërë rritje të stafit’’, deklaron ai.

Po ashtu Haxhiu deklaron se VV ka premtuar ulje të çmimit të barnave derisa ka vetëm ngritje të tyre.

‘’Kanë premtu ulje të çmimit të barnave e kemi rritje të tyre. Nuk punë veç fjalë e propagandë edhe për rritjen e qëndrave të shëndetit mendor’’, shton ai.

Për premtimin e VV-së se do të aplikojnë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, deputeti Haxhiu thotë se lëre që nuk ka aplikim, por as nuk mendohet të adresohet.

‘’Jo që ska aplikim për OBSH, por ai është një prej premtimeve që nuk mendohet as me u adresu, e le me u anëtarësu’’ thekson ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat