Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian: Mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer

Aktuale

Osmani takon presidenten e Parlamentit Evropian: Mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 12:17
Vjosa Osmani dhe Roberta Metsola

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Takimi i tyre është realizuar në Zvicër, ku Osmani po qëndron në kuadër të Samitit për Paqe për Ukrainën.

“Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është padyshim një ndër aleatet më të forta të popullit të Kosovës.

Në rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, mbështetja e saj vazhdon të jetë e pakursyer!”, ka shkruar Osmani në Facebook

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat