Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e meteorologut Sylë Tahirsylajl.
Në një postim në Facebook kryeministri ka kujtuar një takim me profesorin tashmë të ndjerë para dy viteve, ku ka thënë se bisedat i kishin të gjata dhe mbresëlënëse.
Kurti tha se kontributi i Tahitsylajt në fushën e metereologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm.
Postimi i plotë:
Kullën e familjes Tahirsylaj në fshatin Isniq e vizituam në tetorin e para dy viteve. Bisedat me Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj i patëm të gjata e mbresëlënëse.
Kontributi i tij në fushën e metereologjisë në Kosovë dhe për Universitetin e Prishtinës si akademik, do të mbetet i paharrueshëm. Baca Sylë, ishte një shpirt luftarak, që i rezistoi kohës dhe na mbushte plot energji e pozitivitet.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta na pikëlloi thellë. Do ta kujtojmë përherë përkushtimin për punën dhe dashamirësinë e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Tahirsylaj, për më të dashurin tuaj. Bacën Sylë do ta kujtojmë për jetë e mot!