Nafi Çegrani ‘shokon’ me deklaratën: Rexhep Qosja e Agim Vinca spiunuan tek UDB-ja për Ukshin Hotin – ka edhe informacione...!

Aktuale

Nafi Çegrani ‘shokon’ me deklaratën: Rexhep Qosja e Agim Vinca spiunuan tek UDB-ja për Ukshin Hotin – ka edhe informacione...!

Nga: A.M. Më: 17 qershor 2024 Në ora: 13:50
Nafi Çegrani

Ish-punonjësi i shërbimit sekret jugosllav që më pas ndiqet nga UDB-ja, Nafi Çegrani së fundi ka shpalosur detaje shokuese.

Si fillim, ai në një emision televiziv ka treguar detaje mbi veprimtarinë e UDB-së, ku tha se i kanë interesuar njerëzit akademikë.

“UDB-a nuk ka pasë shumë interes për atij njeriu të zakonshëm, i kanë interesu këta njerëzit akademikë.

Populli nuk e di se krejt në këto organizata, grupe, edhe në kohën e Jugosllavisë, që kanë qenë ilegale, ka gisht shërbimi sekret sllav, UDB-ja.

Edhe në këto parti tani, jo vetëm në Kosovë, edhe në fillim, ato partitë e prosperitetit e ajo me e Thaçin që Partia Demokratike Shqiptare që themeluesit dhe iniciatorët kryesorë janë njerëz të UDB-së”, tha ndër të tjera Çegrani, përcjell “Bota sot”.

Ndër të tjera, ai u pyet edhe për fatin e Ukshin Hotit dhe për atë se nëse ka pas ndonjë dosje për të.

Më saktësisht, për personat që mund ta kenë informuar UDB-në për veprimtarinë e tij.

“Po Ukshin Hotin më shumë e spiunuan të vetët aty, i ke këta që kanë qenë si kolegë.

Ke raste, për shembull, e kanë spiunu edhe Ali Hadrin!

Rexhep Qosja, Agim Vinca e kanë spiunu Ali Hadri, po ka edhe informacione tjera që ende mbahen sekrete rreth fatit tragjik të Ukshin Hatit”, tha ndër të tjera ish-zyrtari.

Video:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat