Naim Miftari: Jack Smith e çliroi Kosovën nga krimi i organizuar dhe korrupsioni

Aktuale

Naim Miftari: Jack Smith e çliroi Kosovën nga krimi i organizuar dhe korrupsioni

Nga: N. Sh. Më: 17 qershor 2024 Në ora: 15:57
Jack Smith

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka shkruar për Jeck Smithin, ish-prokurorin amerikan të Gjykatës Speciale.

Miftari thotë se, Smith do të mbahet mend që e çliroi Kosovën nga krimi i organizuar dhe hajnat.

Sipas tij, njerëzit e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ishin të paprekshëm nga ligji.

Reagimi i plotë:

Jack Smith, prokurori Amerikan i Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë, edhe pse kjo gjykatë ka të metat e veta dhe nuk është tërësisht e drejt ndaj vendit tonë, por ky njeri pas UÇK-së, dhe NATO_s, do të mahet mend më së shumti që çliroi pas luftës Kosoven nga krimi i organizuar dhe hajnat që shumica janë në liri sot, por i ka zbritur të zhveshur dhe këmbëzbathur në tokë.

Ata menduan një kohë se asë Zoti s’ka çka ju bënë këtyre profiterave e hajnave të luftës dhe pas luftës si ‘heronj e trima të gënjeshtrave’ të paprekshëm nga ligji...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat