Osmani takon homologun e saj finlandez, flasin për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

Aktuale

Osmani takon homologun e saj finlandez, flasin për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 16:13
Vjosa Osmani dhe Alexander Stubb

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar homologun e saj finlandez, Alexander Stubb.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Presidentja, e cila ka njoftuar se me Stubb, ka folur për rrugëtimin euro-atlantik të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Kënaqësi të bashkëbisedoj përgjatë dy ditëve të samitit me Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Një mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i Republikës së Kosovës, me të cilin do të punojmë ngushtë për ta avancuar tutje partneritetin tonë me Finlandën si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat