Beqa vlerëson se edhe pas zgjedhjeve të reja qasja e BE-së në dialog s’do të ndryshojë

Aktuale

Beqa vlerëson se edhe pas zgjedhjeve të reja qasja e BE-së në dialog s’do të ndryshojë

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 18:34
Arta Tahiri- Beqa

Analistja politike, Arta Tahiri- Beqa, ka vlerësuar së qasja e Bashkimit Evropian edhe pas zgjedhjeve të reja nuk do të ndryshojë ndaj Kosovës dhe dialogut.

Ajo ka thënë se është mirë që nga zgjedhjet në BE nuk ka pasur ndryshime të mëdha të strukturës politike sa i përket orientimit politik në të djathë apo të majtë.

“Meqë nuk kemi ndryshim drastik të një çështje të tillë, mendoj që qëndrimet politike të BE-së do të jenë në të njëjtën linjë, që në fakt mund të mos i konvenojë disa krerëve të institucioneve të Kosovës sepse ata sikur kanë dashur të kenë disa ndryshime që mos të ketë presione ndaj Kosovës”, ka thënë Beqa.

Nga zgjedhjet e fundit në Parlamentin Evropian mes 6 dhe 9 qershorit, tri grupet më të mëdha politike mbeten të pandryshuara.

Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP) i qendrës së djathtë, doli i pari — siç kanë bërë në çdo zgjedhje parlamentare evropiane që nga viti 1999 – me një parashikim prej 184 ligjvënësve për dhomën me 720 ulëse.

Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) doli e dyta me 139 anëtarë të parashikuar të Parlamentit Evropian (PE). Partia Renew [qendër liberale] doli e treta dhe parashihet të ketë 80 deputetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat