Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të përfundojë ndonjë projekt.
Tahiri ka vlerësuar se mandati 4 vjeçar, Kurtit i ka shkuar me rima
“Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t’shkoi mandati 4 vjeçar me rima!!”, ka shkruar ai mes tjerash në Facebook.
Postimi i plotë:
17 shkurtit i kanë dhënë kuptim njohjet e shtetësisë, i kanë dhënë kuptim themelimi i Ushtrisë, pavarësimi energjetik, rregullimi i statutit të Trepçës, rritjet e pagave, orët shtesë për policinë e shumë shumë vendime tjera. Lej more rimat me filtera e bojlera po përfundojë naj projekt a ndonjë rrugë se t'shkoi mandati 4 vjeçar me rima!!