‘Flamuri i shtetit të Kosovës’ ka nxitur një debat të ashpër mes Halil Matoshit dhe Blerim Gashi në emsionin ‘Politiko’.
Matoshi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje se për vota e ka nënçmuar flamurin e shtetit.
“Për të fituar një grusht vota, e kanë nënçmuar flamurin e vet”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, mos të ishte kjo retorike e bashkimit kombëtarë, kurrë këta njerëz nuk do të vinin në pushte.
Me këtë nuk është pajtuar Blerim Gashi. Sipas tij, Shqipëria nuk është diçka e huaja dhe duhet të duam dhe ta mbështesim.