Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], Sylejman Selimi, ka thënë se lajmi për vdekjen e komandatit të Adem Jasharit ka qenë lajmi më i hidhur dhe më i rëndë që ka dëgjuar gjatë luftës.
“Ishte vdekja, lajmi më i hidhur, më i rëndë”, u shpreh Selimi.
Selimi theksoi se lajmin për vdekjen e tij e mori nga miku i afërt i Adem Jasharit, i cili i tha se është çështje e kryer dhe se për të ka qenë humbja dhe thyerja më e madhe e moralit të luftës.
“Jam takuar me Nuredin Lushtakun dhe Fadil Kodra kanë qenë të afërt me Adem Jasharin. Sa e di unë, Nuredini ka qenë ai që më ka kumtuar lajmin se është çështje e kryer. Pastaj u bë publike edhe nga mediat për identifikimin e tij. Ka qenë humbja më e madhe dhe një thyerje e madhe e moralit. Pas vdekjes së Adem Jasharit, kam qenë e vetmja adresë që qytetarët vijshin tek unë”, deklaroi Selimi.