Syla: Qeveria i ka injoruar veteranët, Gjykata Kushtetuese të vendos në favor të tyre

Aktuale

Syla: Qeveria i ka injoruar veteranët, Gjykata Kushtetuese të vendos në favor të tyre

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:16
Gazmend Syla

Sekretari i AAK-së, njëherit kryetar i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla, thotë se pensionet që marrin aktualisht veteranët e UÇK-së, nuk i mbulojnë as nevojat elementare të tyre.

‘’Pensionet e veteraneve nuk arrijnë t’i mbulojnë as nevojat elementare te tyre’’, thotë ai.

Syla, deklaron se Qeveria e Kosovës e ka ndërprerë komunikimin me ketë kategori duke injoruar gjitha kërkesat e tyre.

‘’Qeveria e Kosovës ka ndërprerë çdo komunikim me Veteranët dhe ka injoruar të gjitha kërkesat e tyre, përfshirë edhe pagesën për protezat e Invalidëve që humbën gjymtyrët në luftë’’, shton ai.

Ai thotë se pret nga Gjykata Kushtetuese të vendos në favor të Ligjit, dhe që të mos ketë presion ndaj tyre, pra vendimi të jetë në favor të veteranëve të UÇK-së.

‘’Presim që Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të ligjit, pa presione, dhe të shpall të pavlefshëm atë që VV e Serpska e miratuan bashkë, kundër veteranëve të luftës. Përfshirja e Veteranëve në pagën minimale, është e garantuar me ligj’’, potencon Syla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat