Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli deklaron se ka një tendencë që veteranët e UÇK-së, të paraqitën si kategori sociale, por që për të, kjo kategori është vlera më sublime e vendit.
‘’Veteranët e UÇK-së nuk janë kategori sociale, por janë vlerë kombëtare që duhet çmuar dhe kjo duhet me u vlerësu dhe respektu nga shoqëria, por këtu është një tendencë me kuptu se këta janë një kategori sociale’’, thotë ai.
Humolli, thotë se tash është vështirë që një veteran i UÇK-së të punojë, duke marr parasysh moshën e tij.
‘’Edhe mënyrë edhe ligji, që kjo kategori mos me pasur të drejt me punu, e ka amartozi, e kanë të vështire me e përballu tregun e punës, kjo vlerë është në kundërshtim me mundësitë reale me mbijetu në tregun ekonomik sot, për shkak të tregut që është sot’’, shprehet ai.
Deputeti Humolli thotë se Qeveria Kurti e ka injoruar këtë kategori dhe se shpeshë here ka bërë shkelje ligjore.
‘’Dhe kjo Qeveri e ka injoruar veteranin. Unë ekspert nuk jam, por ekspertët e shohin se çka është shkelja ligjore dhe sa janë shkelje ligjore, sepse kjo Qeveri shpeshë herë ka bërë shkelje ligjore’’, thekson ai.