Nga temperaturat e larta të cilat po mbizotrojnë në vendin tonë një qytetar është alivanosur në Shkabaj të Prishtinës.
Qytetarët menjëherë i kanë dalur në ndihmë duke i hedhur edhe ujë për tu kthjellur.
Gjithashtu ata lajmëruan edhe ambulancën e cila nuk vonoi për t'i dal në ndihmë qytetarit të alivanosur.
Instituti vazhon të bëjë thirrje që të kemë kujdes nga temperaturat e larta.