Ditë me parë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bisilimi ka deklaruar se ka informacionet se raporti i hartuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borrell është pozitiv për Kosovën.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili i ka quajtur spekulime deklaratat e zv/kryeministrit Bislimi.
‘Spekulime’ deklaratat e Bislimit sot i ka quajtur edhe kryeministri Albin Kurti.
I pyetur nga gazetarët rreth deklaratave të Besnik Bislimit, Kurti ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë mbi spekulime.
Ish-kryenegociatori i Kosovës për dialog, Avni Arifi ka thënë se edhe Albin Kurti më nuk po i beson Besnik Bislimi.
Sipas tij, krejt çka flet Besnik Bislimi është mashtrim.
“As Kurti nuk po i bën më”, ka thënë Arifi.