Muharrem Nitaj, sekretar i përgjithshëm i AAK-së thotë se deklaratat e Kurtit se zgjedhjet do të mbahen më 2025 dhe se opozita nuk mund t’i shtyej zgjedhjet pafundësisht, janë të pavërteta.
Nitaj thotë se Kurti e ka shuë të thjeshtë, vetëm le të ofroj dorëhqjen dhe të nesërmen shpallen zgjedhjet.
“Le të shpallen zgjedhjet qysh sot. Kryeministri Kurti e ka shumë të thjeshtë, në mëngjes le të jep dorëheqje, të nesërmen shpallen zgjedhjet”, tha ai.
Nitaj konsideron se Aleanca për Ardhëmrinë e Kosovës janë të gatshëm për zgjedhje, edhe nëse mbahen nesër.
“AAK është e gatshme për zgjedhje”, tha Nitaj.