Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak sot ka qëndruar në Prishtinë ku edhe është takuar me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi.
Derisa ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, Lajçaku ka thënë se kjo do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut.
Ish-diplomati Blerim Canaj ka thënë se ardhja e Lajcakut papritur në Prishtinë është mesazh për Qeverinë.
“Jam shumë i sigurt se ndonjë mesazh për qeverinë është për shkak se edhe forma e tij se si ka ardhur. Se a do të ketë heqje të sanksioneve apo jo është vështirë të thuhet dhe kjo varet shumë edhe nga sjellja jonë”, është shprehur Canaj
Ai tutje ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës janë absolutisht të padrejta.