Nënkryetaria e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, së bashku me deputetin Erxhan Galushi, i cili e kryeson Grupin e Miqësisë Kosovë-Portugali të Kuvendit të Republikës së Kosovës, mirëpriti sot në Kosovë homologun e saj nga Portugalia, Nënkryetarin e Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.
Sipas njoftimit të Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Portugalisë, Perestrello, së bashku me delegacionin e përbërë nga zyrtarë të lartë, biznesmenë dhe afaristë, do të qëndrojë në Kosovë për disa ditë, për të marrë pjesë në aktivitetet e përbashkëta me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, të cilat zhvillohen në kuadër të Forumit të parë Ekonomik Kosovë-Portugali.
“Aktivitetet fillojnë nesër dhe janë me interes të ngritjes së bashkëpunimit shtetëror në fushën e ekonomisë”, thuhet në njoftim.