Sokol Haliti, sekretar i LDK-së për Degët Jashtë, e quan brengosëse mënyrën se si i janë vendosur Kosovës masat nga Bashkimi Evropian.
‘’Është vërtetë brengosese se si i janë vënë masat Kosovës, sepse partneriteti ynë më BE-në dhe SHBA-në ka qenë në nivelin më të lartë. Kjo është brengosese se kemi arritë në një shkallë që Kosovës me iu vendos sanksione nga ndërkombëtaret, sepse koordinimin me ta e kemi pasur prioritet’’, thotë Haliti.
Sekretari i LDK-së, thotë se filozofia orientuese dhe integrimi i Kosovës është i qartë dhe nuk ka nevojë për filozofi të re.
‘’Filiozifa orientuese dhe integrimi ka qenë e qartë, sepse nuk ka pasur nevojë të krijohet filozofi e re orientuese. Me ardhur Kosova që me u krahasu me Bjellorusinë dhe Rusinë, me sanksione nga partnerët tanë është shqetësuese’’, potencon ai.
Haliti, për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, thotë se është shqetësuese mënyra se si po demantohen zyrtarët e shtetit nga BE dhe SHBA.
‘’Mënyra qysh zyrtarët tanë po demantohen nga BE por edhe nga SHBA, është shqetësuese sepse tregon shkallën ku kemi mbërri në diplomacinë e jashtme dhe gjuhën politike që po përdorim’’, thekson ai.
Sekretar i LDK-së, thotë se Kosovës i duhet një politikë integruese dhe një unitet që politikat i merr më seriozisht.
‘’Prandaj Kosovës i duhet një politikë integruese dhe unifikuese, një grup i unitetit që politikat e jashtme i merr seriozisht. I ka kaluar koha kësaj Qeveria me këtë mendësie vetëmjaftueshme, e cila nuk bashkëpunon as me Shqipërinë e lëre me SHBA-në ose BE-në’’, shprehet ai.
Haliti, shton se Kosova nuk duhet pasur hallin për ta demokratizuar Serbinë, por rrugën e saj integruese.
‘’Kosova nuk duhet me pas dert me demokratizua Serbinë, ajo e ka hegjemoninë e vetë dhe ambiciet që i ka ndaj Kosovën. Ne kemi nevojë me bashkëpunu me SHBA dhe BE drejt integrimit atlantik’’, deklaron Haliti.