Kryeministri, Albin Kurti, po qëndron në Hamburg me ftesë të përfaqësuesit special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ai në këtë vizitë, po shoqërohet nga ministri për Kthim edhe Komunitete, Nenad Rashiq dhe zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.
Veç ndeshjes ku përballet sot Shqipëria e Kroacia, Kurti do vizitojë edhe portin e Hamburgut për të parë nga afër Sistemin e Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në port.
Ndalesën e tillë, kryeministri do ta bëjë së bashku me përfaqësuesin Special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.