Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar vizitën e djeshme në Kosovë të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai ka bërë me dje se mostakimi i diplomantit evropian më kryeministri Albin Kurti flet shumë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo tregon se Kurti më nuk i beson ndërmjetësit të BE-së.
“A e keni pa si Lajçak-un nuk po e takon kryeministri i Kosovës qe sa kohë. Kjo është përgjigja dhe indikatori e sinjali më i 'pastër' që Albin Kurti nuk don me avancu me Asociacion ashtu si Lajçak & co e kanë konceptuar dhe hartuar e manaxhuar procesin. Indikatori tjetër është që KM nuk ka respekt dhe nuk i beson Lajçakut. Sa herë vjen, takohet me zvKM e përpara edhe nëpër Greqi e takojke Kurti, jo vetëm në Bruksel e Kosovë. Përndryshe dje kish ardh në Kosovë me një agjendë e punë: me thënë 'ura e ibrit duhet të hapet me dialog'. Edhe me KFOR ish taku dhe këtë konkluzion e nxori vet. Ndoshta edhe është mirë me u hapë me dialog, por a bënë njëherë në jetë Lajçak me shku në Beograd dhe me ja kry Kosovës një punë e me lobu për interesa të Kosovës, apo gjithmonë duhet me qenë asimetrik në qasjen dhe veprimet e tija?”, ka shkruar ai.