Gjergj Dedaj: Kam menduar të kërkoj azil dhe të iki nga Kosova, qe tri vite jam pa punë e nën presion

Aktuale

Gjergj Dedaj: Kam menduar të kërkoj azil dhe të iki nga Kosova, qe tri vite jam pa punë e nën presion

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 00:00
Gjergj Dedaj

Ish-ambasadori Gjergj Dedaj thotë se ka menduar të kërkojë azil dhe të iki nga Kosova.

Dedaj ka thënë se është nën presion për shkak që tri vite është i papunë.

“Shpesh herë kam mendu me ik me kërku azil, më kanë bërë presion, edhe sot kam presion. Qe 3 vjet jam I papunë.

Me etiketën u shkarkuan 12 ambasadorë, tash njerëzit pse u shkarkuan, pa bërë asnjë gjë. Vec nëse na kishin thirrë, me na thon hajdeni deri në Prishtinë: Gjergj kena ardh në pushtet, të lutem të kish mirëkuptim, kena me I dërgu njerëzit tonë, du me dërgu burrin tim, sikur e ka dërgu burrin e tij në vend timin në Shkup”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat