Nga Lidhja Demokratike nuk kanë pritshmëri se Projektligji për Sigurimet Shëndetësore do të funksionalizohet këtë vit.
Ekrem Hyseni, anëtari i kryesisë së LDK-së, ka dyshimet e tij se ky ligj do të jetë funksional në mënyrën se si është punuar.
“Ky projektligj është i vonuar, legjislacioni për këtë ligj është punuar edhe nga ministrat e kaluar.
Kam dyshimet e mia që ky ligj do të jetë funksional në mënyrat se si është punuar. Ende nuk është bërë gati ai ligj dhe numrat janë po presim me e pa”, thotë Hyseni.