Eman Rrahmani, deputet i VV-së, që u përfol se do të themelojë një listë konservatore, ka takuar një politikan, i cili aktualisht është anëtar i AKR-së.
Rrahmani është takuar me Selim Pacollin, ish-nënkryetar i Prishtinës.
Në shkrimin e tij, Rrahmani ka shkruar se ka pasur diskutime shumë të rëndësishme dhe përmbajtësore me Pacollin.
“Me Selim Pacolli diskutime shumë të rëndësishme dhe përmbajtësore...” – ka shkruar ai.