Takimi i 26 qershorit në Bruksel nuk ngroh/ Veliu: Opozita nuk ofron alternativë, Vetëvendosje gati për koalicion me PDK-në

Aktuale

Takimi i 26 qershorit në Bruksel nuk ngroh/ Veliu: Opozita nuk ofron alternativë, Vetëvendosje gati për koalicion me PDK-në

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 19:53
Lulzim Veliu

Për analistin dhe njohësin e çështjeve rajonale Lulzim Veliu takimi i thirrur nga Brukseli zyrtar mes Serbisë dhe Kosovës më 26 qershor në kuadër të procesit të Dialogut ka pak gjasë të prodhojë ndonjë rezultat konkret mes palëve.

Kjo pasi si shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, ashtu edhe i dërguari i Posaçëm Lajçak e kanë përfunduar mandatin e tyre me zhvillimin e zgjedhjeve evropiane pak javë më parë.

Dhe si e tillë kjo tryezë duket se nuk ka ndikimin e nevojshëm për të ushtruar presion tek palët.

Ndërkaq, në Serbi mos pranimi i zbatimit të marrëveshjeve çoi vendin në zgjedhje të parakohshme, ku u rikonfirmua Presidenti Vuçiç.

Dhe kështu pritet të ndodhë edhe në Kosovë, tha Veliu, i cili shtoi se: “Fatkeqësisht sot në Kosovë nuk kemi një alternativë opozitare e cila po ofron alternativën e saj, po bën detyrën e saj, apo ka ngritur një kauzë të sajën për të ardhur në pushtet.

Mirëpo duket se ata po presin që në përfundim të të gjithë kësaj të dalin dhe të kenë material për të akuzuar Kurtin apo qeverinë aktuale. Dhe në fakt të gjitha marrëveshjet që janë bërë deri tani janë marrëveshje të bëra nga kryeministri Thaçi, apo Isa Mustafa.

Sa i përket zgjedhjeve, kishim Partinë Demokratike që ishte e gatshme të bëjë një votëbesim të qeverisë, ndërsa partitë e tjera opozitare u deklaruan se në zgjedhje të parakohshme do të shkonin vetëm në rast se do të kishte një dorëheqje të z. Kurti, gjë e cila nuk është pranuar nga vetë Albin Kurti.

Sa i përket darkës së kryeministrit Kurti, mund të them që ajo darkë do të arrijë në krijimin e një koalicioni mes Vetëvendosjes dhe PDK-së në mandatin e ardhshëm. Pasi Vetëve3ndosja në zgjedhjet e ardhshme nuk do t’i ketë numrat e nevojshëm për të qeverisur e vetme dhe i duhet një aleate që në këtë rast PDK-ja është ajo që është ofruar.

Dhe marrëveshja mes tyre ka të bëjë jo vetëm me qeverisjen, por edhe me faktin se mund të vazhdojnë me atoi që kanë qenë në Kosovë. Dhe presionin e ndërkombëtarëve për një marrëveshje me Serbinë, të dyja këto forca politike duke qenë së bashku mund ta arrijnë më lehtë”, theksoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat