Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi tha se Qeveria nuk do ta dërgojë në Kushtetuese asjnë draft të asociacionit, derisa të përmbushet marrëveshja bazë.
Ai tha se draft statusi i asociacionit është kusht politik i orëve të fundit.
“Kosova është e gatshme për t’i përmbushur detyrimet e marrëveshjes bazë të Brukselit, por kërkohet një plan i qartë i sekuencimit që garanton përmbushjen e secilës pikë. Kosova është e gatshme për ta hartuar.
Kosova nuk dërgon asnjë draft për sa kohë nuk ka garancione që përmbushet dhe zbatohet marrëveshja bazë e Brukselit, që Serbia e njeh defacto në këtë fazë pavarësinë e Kosovës që njeh simbolet zyrtare dhe dokumentet e Kosovës, që respekton dokumentet që parasheh marrëveshja që vendos misonet e përhershme diplomatike që nuk e pengon anatrësimine Kosovës në nivel ndërkombëtar.”, tha ai.