Policia e Kosovës ka kryer aksione në tri rajone të Kosovës.
Fillimisht, gjatë ditës së djeshme, policia ka arrestuar tre persona në rajonin e Pejës, pastaj dy në Prishtinë lidhur me dyshimet për veprën penale “Fajde dhe Detyrim”.
Ndërkaq, sot policia ka vazhduar aksionin edhe në rajonin e Gjilanit, ku ka arrestuar dy persona të dyshuar për të njëjtën vepër penale, ndërkaq një person gjendet aktualisht në arrati.
Njëri nga personat e arrestuar sot në Gjilan, është Mefail Shkodra.
Në një fotografi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, ai shihet me një orë amerikane në dorë. Ora është e prodhuesit “Movado”, modeli “Museum Classic”.
Sipas listës së çmimeve në uebfaqen zyrtare të prodhuesit, kjo orë kushton 920 euro.
"Movado" është kompani amerikane për prodhimin e orëve, e themeluar fillimisht në Zvicër në vitin e largët, 1881.