Ben-Meir: Nëse plani franko-gjerman do zbatohej, do të kishte njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Ben-Meir: Nëse plani franko-gjerman do zbatohej, do të kishte njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 00:02
Alon Ben-Meir

Profesori amerikan, njëherësh ekspert i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben-Meir ka thënë se plani franko-gjerman i prezantuar më 27 shkurt 2023, përmban të gjitha elementet që nëse do të zbatoheshin do të kishin çuar në njohje reciproke.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Ben-Meir tha se anipse kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ranë dakord për këtë plan, të dy refusuan ta nënshkruajnë atë.

Gjermanët dhe francezët deklaruan se të dyja palët ishin angazhuar për zbatimin e planit dhe se angazhimi i tyre verbal me sa duket ishte i mjaftueshëm. Tani ne e dimë se asnjëra palë nuk bëri ndonjë lëvizje të rëndësishme për të zbatuar ndonjë nga dispozitat e planit. Që atëherë, jo vetëm që nuk ka pasur përparim në dialogun mes dy vendeve, por marrëdhëniet janë përkeqësuar më tej”.

Ai shtoi se “Në një farë mënyre, BE-ja u mbështet shumë më rëndë te Kurti sesa te Vuçiq, veçanërisht në çështjen themelore të asociacionit të komunës, për të thyer ngërçin”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat